AI: Kosova dështoi në ndjekjen e krimeve të luftës
Prishtinë, 23 maj - Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty Internationale ka publikuar një raport të ri në të cilin tregohen abuzimet në 159 shtete dhe territore që kanë ardhur si rezultat i atyre që janë në pushtet dhe atyre që qëndrojnë në rrugë të interesave vetjake.
Raporti sigurisht që ka përfshirë edhe Kosovën, për të cilën kritikon autoritetet për dështimin e tyre të vazhdueshëm për të ndjekur penalisht krimet e luftës, të cilat dyshohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 1999, raporton Evropa e Lirë.
Ai gjithashtu kritikon përdorimin e tepruar të forcës nga ana e Policisë së Kosovës. Raporti numëron një numër të rasteve të torturës, kushteve të këqija në burgje, të ndjekjes penale të aktivistëve për të drejta dhe të shtypjes së lirisë së fjalës.