17 Maj 2025

Ahmeti: Policia hyri pa autorizim në hapësirat e komunës

Prishtinë, 29 shkurt - Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Policia e Kosovës në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë autorizim ka ndërhyrë në hapësirat e Komunës së Prishtinës gjatë arrestimit të Zybajt.

“Policia e Kosovës në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë autorizim ndërhyn në hapësirat e Komunës së Prishtinës. Policia e Kosovës, sot pa asnjë autorizim u fut në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe pa fletarrest me vete e arrestoi Salih Zybën, shef të sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, i cili në ato momente gjendej në detyrë, në kabinet të Kryetarit. Për më tepër Policia arrestoi edhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës, Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj, veç se e kryen detyrën e tyre duke i kërkuar autorizim policëve për të hyrë në objekt të Komunës\", ka theksuar ai.

Komuna e Prishtinës është e indinjuar me kësi sjellje arbitrare të Policisë së Kosovës, të cilët në vend se të jenë shembull për respektim të ligjit dhe procedurave të punës, ata i dhunojnë këto procedura dhe e shkelin ligjin”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)