03 Maj 2024

Ahmeti: Me Ligjin për Amnisti do të lirohen kriminelët

Prishtinë, 4 korrik - Lëvizjes Vetëvendosje ka kundërshtuar edhe sot Projektligjin për Amnisti. Nënkryetari i Vetëvendosjes Shpend Ahmeti tha se me këtë ligj do të lirohen nga ndjekja penale, kriminelët të cilët e kanë dëmtuar vendin.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik të organizuar pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ka kundërshtuar edhe sot Projektligjin për Amnisti .Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti konsideron se me këtë projektligj do të amnistohen edhe kriminelët.

“Me këtë ligj po amnistohen dy grupe. Një është - të gjitha krimet që janë kryer nga strukturat kriminale në veri dhe ju i kujtoni edhe këto pamje që janë prapa jush, djegien e pikave kufitare në veri, gjithçka që është bërë në emër të dëmtimit të Kosovës po amnistohen me këtë ligj dhe do të lirohen të gjithë ata kriminelë dhe nuk do të ndiqen penalisht. Dhe natyrisht tash në emër të këtij amnistimi e kemi edhe grupin e dytë që janë uzurpimi i pronës, veprimi i jashtëligjshëm mjekësor etj”, tha Ahmeti.

Ahmeti i ka bërë thirrje shoqërisë civile që të kundërshtojnë këtë projektligj derisa deputetëve të mos e votojnë atë.

“Nga ata deputetë të cilët sot po vetë amnistohen, sepse ka shumë të tillë që janë kriminel dhe me këtë ligj do të amnistohen vetë. Nga ata ne nuk kërkojmë që të votojnë kundër sepse e dimë që ata si kriminel nuk mund ta votojnë kundër ligj. Por nga ata të cilët kanë ndërgjegje ju bëjë ftesë që sot mos ta votojnë këtë ligj”, tha ai.

Ahmeti po ashtu tha se mënyra se si është sjell projektligji për miratim është jashtëligjore. Ai tha se po t’i pyesni ambasadorët e BE-së për këtë ligj, pa dyshim as ata nuk do ta pranon një të tillë në vendin e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)