09 Maj 2024

Ahmet Ajeti, atashe i FSK-së në Bruksel

Prishtinë, 25 gusht - Me vendim të ministrit të Punëve Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, atashe i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Bruksel është emëruar, Ahmet Ajeti.

Ajeti në punën e tij do të angazhohet për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në pajtim me Marrëveshjen e Shkallës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë të Forcës së Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Emërimi i Ajetit në postin e atasheut të FSK-së në Bruksel, është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të fuqizuar misionet diplomatike të Republikës së Kosovës dhe dinamizmin e diplomacisë kosovare.

Deri më tani, MPJ në koordinim me MFSK-në dhe me ministri të tjera të Qeverisë së Kosovës, ka emëruar disa atashe në misionet diplomatike të Kosovës nëpër botë, angazhimi i të cilëve po jep rezultate të rëndësishme për forcimin e  marrëdhënieve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe vendeve mike si dhe avancimin e punës së Ambasadave të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)