Agron Selimaj emërohet drejtori i AKI-së
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në bazë të nenit 84 paragrafi 21, nenit 94 paragrafi 8, nenit 129 paragrafi 3 të Republikës së Kosovës dhe nenit 5 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, emëruan zotëri Agron Selimajn drejtor të AKI-së.