Agron Miftari dënohet me 11 vjet burg
Mitrovicë, 24 maj - Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës të mërkurën shpalli vendimin në rastin e Agron Miftarit.
Gjykata shpalli Miftarin fajtor për vrasje, sipas Nenit 146 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, dhe e dënoi atë me 11 vjet burgim.
Gjykata gjeti se më 6 janar 2012, Agron Miftari theri për vdekje një mashkull 23 vjeçar në Mitrovicë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Ekipit Mobil të EULEX-it.