22 Dhjetor 2024

Agron Latifaj ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

Prishtinë, 18 qershor - Ministria e Drejtësisë në mbështetje të Policisë së Kosovës, ka bërë sot ekstradimin e Agron Latifaj nga Hungaria në Kosovë, i cili nga autoritetet hungareze, u arrestua me 26 shkurt 2010, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës.

Pas një komunikimi të shkëlqyer që është bërë në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, autoritetet hungareze iu kanë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës për ekstradimin e z. Latifaj nga Hungaria për në Kosovë, që të përgjigjet për veprat e kryera në ngarkim, dhe në këtë mënyrë të dyja palët janë pajtuar që ekstradimi i të njëjtit të bëhet me datë 18 qershor 2010.

Agron (Halil) Latifaj, i lindur më 2 nëntor 1976, në fshatin Kllëdërnicë të Skenderajt, ishte i kërkuar nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, për dyshimin e kryerjes së veprave penale: “Vrasje e rëndë”, në kundërshtim me nenin 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Vrasje”, në kundërshtim me nenin 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, në kundërshtim me nenin 328 të Kodit Penal të Kosovës.

Andaj, si rezultati i bashkëpunimit në mes autoriteteve policore të Kosovës dhe atyre hungareze, sot është bërë dorëzimi i z. Latifaj nga autoritetet policore hungareze tek ato Kosovare, dhe i njëjti është dërguar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, tek gjyqtari i procedurës paraprake për të vazhduar procedurat e mëtutjeshme.

Pas një bashkëpunim në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, është themeluar njësiti për ekstradimin e të dyshuarve nga shtetet tjera për në Kosovë.

Ky është ekstradimi i parë i kryer nga pjesëtarët e këtij njësiti të përbërë nga Policia e Kosovës. Deri me themelimin e këtij njësiti, ekstradimi i të dyshuarve për në Kosovë ishte kryer nga pjesëtarët e policisë së UNMIK-ut dhe policisë së EULEX-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)