10 Maj 2024

Agron Hasbajrami dënohet me 15 vjet burg në SHBA

New York, 9 janar - Banori i qytetit të Njew Yorkut, Agron Hasbajrami, është dënuar me 15 vjet burg për përpjekje që të shkoj në Pakistan, për t’iu bashkuar një grupi kryengritës radikal xhihadist.

Këtë dënim ia shqiptoi një gjykatë federale në Bruklin.

Agron Hasbajrami, 28 vjeçar, shtetas i Shqipërisë dhe banor në Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, është shprehur se ndjehet fajtor për dërgimin e mbështetjes materiale për terroristët.

Prokurorët thonë se ai kishte dërguar më tepër se 1 mijë dollarë jashtë Shteteve të Bashkuara, për t’i ndihmuar aktivitetet terroriste në Pakistan dhe Afganistan dhe kishte komunikuar me dikë në Pakistan, i cili ka thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur, që ka vrarë ushtarë amerikanë.

Autoritetet, poashtu, thonë se ai e kishte shprehur dëshirën për të vdekur si martir, raporton agjencia AP.

Agron Hasbajrami ishte arrestuar në vitin 2011, në aeroportin Kennedy në Nju Jork, derisa përpiqej të shkonte në Pakistan.
09 janar 2013

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)