AGK e dënon sulmin e ndodhur ndaj Drejtorit Shala
Prishtinë, 29 gusht Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin e ndodhur ndaj Drejtorit të Përgjithëshëm të RTK-së, Mentor Shala.
Ky sulm është një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t\'i nënshtrohen përgjegjësisë penale. AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaqerisht atyre që punojnë në televizionin publik.
Për organet e drejtësisë, jo vetëm këtë rast por edhe rasti i hedhjes së granatës së dorës në RTK, duhet të hetohen me prioritet. Gazetarët janë të dëshpëruar me qasjen e institucioneve në hetimin e rasteve që për objekt trajtimi kanë gazetarët.