AGK dënon largmin e gazetarëve nga seanca në rastin e deputetëve të VV
Prishtinë, 20 dhjetor - Largimi i gazetarëve nga seanca është veprim i papranueshëm dhe paraqet tendencë për kufizim të mediave në raportimin për këtë proces gjyqësor.
AGK kërkon nga gjyqtari Beqir Kalludra që të tërheq këtë vendim dhe të mos ketë përsëritje në të ardhmen. AGK konsideron se rasti i deputetëve paraqet interes të lartë për opinionin pubik dhe kufizimi i qasjes së gazetarëvë prodhon konfuzion dhe mosbesim të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Poashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet që të ngrisë zërin në këtë rast duke insistuar në transparencë nga gjyqëtarët dhe gjykatat.
AGK ka kundërshtuar edhe në të kaluarën kundër rasteve kur gjyqtarët kanë vendosur t'i largojnë gazetarët, posaqerisht në rastin e ish-kryetarit të gjykatës së Apeit Sali Mekaj.