28 Janar 2025

Agjencitë për menaxhimin e krizave mbajnë ushtrim fushorë

Prishtinë, 26 maj - Sot kazermën e FSK-së në Bardh të Vogël mbahet aktiviteti i ushtrimit fushorë të institucioneve dhe agjencive të Kosovës për menaxhimin e krizave, në rastet e incidenti me tren.

Në ushtrim janë të përfshirë njësitet e këtyre institucioneve dhe agjencive: Ambasada Amerikane,  KFOR-i Amerikan, Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia për Menaxhimit të Krizave, Policia e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës, Zjarrfikësit, Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Fushë Kosovë dhe Stafi nga Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë.

Operacionet e ushtrimit do ti përcjellin nga afër; Atasheu i mbrojtjes dhe Atasheu ushtarak amerikan, shefi i Zyrës Amerikane për Bashkëpunim, gjeneral dhe oficerë të lartë të FSK-së, KFOR-it amerikan si dhe oficerë të lartë nga Policia e Kosovës e zyrtarë të lartë nga të gjitha institucionet dhe agjencitë e përfshira në ushtrim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)