Agjencia për Forenzikë prezanton akreditimin e të tre laboratorëve
Prishtinë, 22 dhjetor - Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë një ceremoni, ku do të prezantojë standardizimin-akreditimin ndërkombëtarë sipas normave 17025, të tre laboratorëve të AKF-së.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, kyreshefi i AKF-së, z. Blerim Olluri, si dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendorë.
Ceremonia do të mbahet sot, duke filluar në ora 10:00, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve.