17 Janar 2025

Agjencia e Regjistrimit Civile certifikoi zyrtarët e gjendjes civile

Prishtinë, 16 dhjetor - Agjencia e Regjistrimit Civil në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administrate Publike, në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka bërë shpërndarjen e certifikatave të trajnimit dhe provimit profesional.

Me këtë certifikim, zyrtarët që janë certifikuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil, kanë fituar statusin e zyrtarit të Gjendjes Civile, ashtu siç e parasheh Ligji Nr. 04/L-003 për Gjendjen Civile. ARC  do t’i autorizoj këta zyrtar që t’i kryejnë të gjitha shërbimet e Gjendjes Civile në Kosovë dhe jashtë Kosovës, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Agjencia e Regjistrimit Civil në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administrate Publike (IKAP), me datën 17-18 tetor dhe 24-25 tetor ka organizuar trajnimin në fushën e Gjendjes Civile për Zyrtaret Konsullor dhe për Zyrtaret e nivelit lokal të Komunave të Kosovës, ndërsa më pas ka mbajtur provimin profesional për këta zyrtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)