14 Janar 2025

Agjencia e Menaxhimit Emergjent promovon numrin 112

Prishtinë, 11 shkurt - Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112, do të organizojë manifestim publik në Prishtinë.

Aktiviteti do të zhvillohet sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të qytetit të Prishtinës duke filluar prej orës 11:00.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë: Agjencia e Menaxhimit Emergjent, organizata e UNDP-së, Komuna e Prishtinës, të rinj dhe fëmijë nga shkollat dhe kopshtet e Prishtinës dhe ekipe nga  Shërbimi i Zjarrfikësve  dhe Shërbimit të Urgjencës.

Kjo ngjarje shënohet për herë të parë në Republikën e Kosovës, ku përfshihen  emergjencat civile, me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut për shërbimin emergjent 112, si dhe për mundësinë për përkrahje të mëtejshme të këtij shërbimi nga aktorët kryesor nga vendi dhe ndërkombëtarë.

Ky aktivitet është mbështetë nga  organizata, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)