Agjencia e Kosovës për Forenzikë akreditoi tre laboratorë
Prishtinë, 22 dhjetor - Agjencia e Kosovës për Forenzikëprezantoi akreditimin ndërkombëtar të tre laboratorëve të saj. Me këtë rast, Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka fituar akreditimin me ISO 17025 për laboratorin e daktiloskopisë dhe traseologjisë, laboratorin për ekspertizë të dokumenteve dhe laboratorin e balistikës.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, theksoi se Agjencia e Kosovës për Forenzikë, po shënon një ditë të rëndësishme drejt profesionalizmit, ngritjes së cilësisë së zhvillimeve forenzike dhe për këtëfalënderoi qeverinë e Turqisë, organizatën turke për bashkëpunim ndërkombëtarë, TIKA dhe misionin e OSBE-së.
Konsideroj që kjo është një arritje e madhe për Ministrinë e Punëve tëBrendshme në Përgjithësi dhe nëveçanti për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, sepse me akreditimin që po bëhet sot, rritet cilësia dhe besueshmëria e provës shkencore në raport me organet e zbatimit të ligjit në Kosovë, tha ministri Hyseni
Ndërsa kryeshefi i AKF-së, Blerim Olluri, vuri në dukje se zhvillimi i hovshëm i shkencës, ka bërë të mundur integrimine metodave shkencore në hetimin, në zbulimin dhe parandalimin e veprave penale, si mbështetje me rëndësi vendimtare, duke i ofruar gjyqësorit konkluzione tëbazuara në të dhëna shkencore.
AKF po e shënon një ditë të rëndësishme drejt profesionalizimit, ngritjes së cilësisë dhe zhvillimin e kapaciteteve forenzike. Këtë vit po e përmbyllim me një numër të lartë të ekspertizave forenzike, rreth 5 mijë me rreth 42 mijë dëshmi, tha Olluri.
Kohë më parë AKF pranoi një donacion shumë të rëndësishëm nga TIKA, burimet e dritave alternative, e cila shërben për kryerjen e ekspertizave daktiloskopike dhe vijave papilare.
Nëketë ceremoni kanë folur edhe ambasadorja e RepublikëssëTurqisënëKosovë,Znj. KivilcimKiliç dhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Z. JeanClaudeSchlumberger.