Agjencia e Emergjencave nis ushtrimin "Reagimi i Përbashkët 2018"
Prishtinë, 13 shkurt - Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme (AME), organizon ushtrimin në tavolinë "Reagimi i Përbashkët 2018".
AME e cila ka rolin dhe mandatin koordinues qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahje dhe asistencë nga Ambasada Amerikane, Garda e Ajova-s, Ushtria e SHBA-ve, Agjencia Federale e Menaxhimit Emergjent dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, me mandat planifikimi, koordinimi, vendimmarrjeje dhe reagimi në incidente të karakterit kombëtar, kanë planifikuar realizimin e Ushtrimit në Tavolinë "Reagimi i Përbashkët 2018".
Ushtrimi ka për qëllim ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore për planifikim dhe vendimmarrje për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit kombëtar.
Ekzekutimin e Ushtrimit në Tavolinë do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri nga sot deri më te premten.