Agim Maliqi emërohet zëvendës/kryesuesi i KGJK-së
Prishtinë, 19 maj - Është mbajtur takimi i njëqindenjëzeteshtatë (127) i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit, Enver Peci.
Bazuar në Rregulloren mbi organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Neni 5, pika 4, Këshilli në këtë takim emëroi zëvendës/kryesues të KGJK-së Agim Maliqi gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe anëtarë i KGJK- së nga korriku i vitit 2011.
Zgjedhja e zëvendës/kryesuesit të ri është bërë me rastin e pensionimit të z. Muharrem Shala i cili deri më tani ushtronte këtë post.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.