Agim, jeni gjenerallejtënant, sjeni gjeneral lejtnant!
Prishtinë, 13 gusht - Publicisti Berat Armagedoni, në një status në profilin e vet në Facebook, ka treguar se edhe më tutje ka gabime drejtshkrimore në certifikatën e invalidit të luftës, të veteranit, të pjesëtarit, të pjesëmarrësit e të kategorive të tjera të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ja çfarë shkruan ai në profilin e vet në Fb: Certifikata e invalidit të luftës, e veteranit, e pjesëtarit, e pjesëmarrësit... ende ka, edhe pas përmirësimit të disahershëm, gabime drejtshkrimore. Gjeneral lejtnant nuk shkruhet ndaras, por shkruhet bashkë dhe shkruhet me ë. Pra, kështu: Gjenerallejtënant Agim Çeku. Këto certifikata, që se kanë vetëm këtë gabim (gjeneral lejtnant), nuk i kanë më shumë se dhjetë fjalë. Ata që i kanë shkruar këto dhjetë fjalë është dashur ti kenë më shumë se dhjetë ditë shkollim. Pasi është bërë një gabim i tillë, duket se asnjëri prej anëtarëve të komisionit të verifikimit të këtyre kategorive të luftëtarëve si kanë pasur këto dhjetë ditë shkollim. Meqë nuk kanë ditur vetë, është dashur ti pyesin ata që dinë.