17 Maj 2024

Agim Çeku vazhdon detyrën e Ministrit të Forcës për Sigurinë

Prishtinë, 4 nëntor - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku prej datës 4 nëntor 2013, ka vazhduar përsëri në detyrën e ministrit të FSK-së, pas përfundimit të garës zgjedhore dhe pas publikimit të rezultateve preliminare për kryetar komunash nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ministri Çeku iu përmbajt në përpikëri obligimeve të tij si kandidat i nominuar nga subjekti i tij politik, dhe se kthimi në detyrë pas zgjedhjeve është bërë  me vendim të Kryeministrit Hashim Thaqi dhe konform ligjeve që rregullojnë këtë çështje.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku kishte ngrirë aktivitetin e tij në MFSK që nga data 5 tetor 2013, ndërkohë që detyrat dhe obligimet i ka kryer zëvendësministri Muhamet Latifi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)