Agim Çeku tërheqet nga posti i ministrit të FSK-së
Prishtinë, 5 tetor - Me rastin e kandidimit të Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale 2013, dhe pasi që fushatën zgjedhore, e fillon sot, zyrtarisht, për tiu përkushtuar tërësisht garës dhe Fitores për Prishtinën, Çeku, ka kërkuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ta liroi nga detyra e ministrit të FSK-së.
Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas akteve ligjore në fuqi që e përcaktojnë këtë çështje, e liron ministrin Agim Çeku, nga të gjitha obligimet ndaj Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Qeverisë, dhe i ngrinë postin e ministrit, deri në nxjerrjen një vendimi tjetër.