17 Janar 2025

Agani njoftohet me gjendjen pas vërshimeve të fundit në Shtime

Prishtinë, 21 janar - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, ka vizituar të enjten Komunën e Shtimes, me ç’rast nga kryetari Naim Ismajli, u njoftua me gjendjen pas vërshimeve të fundit që përfshinë këtë rajon si pasojë e reshjeve atmosferike.

Ministri Agani, fillimisht shprehu keqardhje për dëmet që iu shkaktuan qytetarëve të kësaj ane, duke pohuar se do të angazhohet që sa më parë të ndërhyhet në rregullimin e shtratit të lumit Shtimjan, në mënyrë që të evitohen vërshimet në të ardhmen.

Kryetari Ismajli, falënderoi ministrin Agani për interesimin e tij, ndërsa tha se nga vërshimet e fundit janë shkaktuar dëme në ekonomitë familjare, por edhe bujqësi në vlerë rreth 400 mijë euro.

Në këtë takim u diskutua edh​e për çështjen e furrave të gëlqerore dhe mundësinë e mbylljes së tyre, si dhe u diskutuan mundësitë për gjetjen e një zgjidhje për punësimin e pronarëve të tyre.

Po ashtu u diskutua edhe për mundësinë e zhvillimit të turizmit malor.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)