04 Maj 2024

Afera e pasaportave biometrike, Natali mbetet në burg

Prishtinë, 10 dhejtor - Natali Veliajt, përveçse po ia refuzojnë kërkesën për të qenë dëshmitare bashkëpunuese, një Prokuror i EULEX’it ka kërkuar që ajo të mbetet në burgun e Lipjanit edhe për dy muaj të tjerë. Mbrojtja ka kundërshtuar kërkesën, derisa Gjykata pritet ta thotë fjalën e saj të mërkurën.

Prokurori i EULEX’it, Pascal Persoons, ka kërkuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë edhe dy muaj paraburgim për shtetasen gjermane Natali Veliaj, e arrestuar një muaj më parë.

Ajo dyshohet për keqpërdorimin e 1.4 milionë eurove, para këto që ishin dedikuar një kompanie austriake për prodhimin e pasaportave biometrike. Tash kur kanë mbetur edhe tri ditë nga skadimi i masës së paraburgimit për Veliajn, prokuroria ka kërkuar që asaj t’i vazhdohet kjo masë edhe për dy muaj të tjerë.

Kjo kërkesë është bërë duke konsideruar se në këtë rast ekziston rreziku i ikjes, rreziku i ndikimit në dëshmitarë, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale. Me këtë kërkesë nuk pajtohet mbrojtja e shtetases gjermane, duke kërkuar nga gjykata që mos ta aprovojë kërkesën, ndërsa Veliajn ta lirojë nga paraburgimi ose ta zëvendësojë me një ose më tepër masa të tjetra më të buta.

Avokati Tomë Gashi arsyeton këtë propozim të tij, duke thënë se kërkesa e prokurorit është krejtësisht joligjore. Gashi së pari ka kritikuar prokurorinë se nuk e ka cekur se Natali Velija është nënë e një fëmije të moshës së mitur, ndërkaq sipas tij nuk është cekur as nacionaliteti i saj, edhe pse fare mirë dihet se nacionaliteti dhe shtetësia janë gjermane.

Sipas tij prokuroria e paraqet këtë kompani si kompani shtetërore austriake, edhe pse fare lehtë mund të vërtetohet se kjo është kompani e privatizuar dhe me kapital privat.

Gashi përsëritë se klientja e tij një shumë të madhe të parave nga llogaria e kompanisë së saj, përmes transfereve bankare ua ka dërguar zyrtarëve të lartë të MPB-së (ashtu siç ka kërkuar kompania austriake) dhe prokuroria e di saktësisht se ku kanë shkuar ato para, por nuk dëshirojnë që të involvojnë personat të cilët i kanë marrë këto para.

Gashi ka dyshime se në këtë aferë, përveç përfshirjes së zyrtarëve të MPB-së, mund të ketë shtetas të huaj, në këtë rast edhe zyrtarë të lartë të Ambasadës së Austrisë.

Ndryshe Veliaj është në paraburgim që nga 12 nëntori kur gjyqtari i Procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva, ia caktoi masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh ashtu siç kishte kërkuar prokurori. Natali Veliaj nuk ka dhënë deklaratë në prokurori përderisa kjo e fundit nuk ia ka plotësuar kërkesën që të jetë dëshmitare bashkëpunuese. Ajo ka thënë në prokurori se “paratë i ka dhënë mitë për zyrtarët e MPB-së, ndërsa ka frikë të flasë sepse është në rrezik për jetën”.

Veliaj është paraburgosur nën dyshimin se 1.4 milionë euro i ka marrë për vete, para këto që duhesh të derdheshin në konton e kompanisë austriake OeSD, që kishte fituar tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike për kosovarët. Pas këtij skandali ministri Bajram Rexhepi ka shkarkuar katër zyrtarë të ministrisë, por asnjëherë nuk është sqaruar nëse ata kanë lidhje me skandalin e pasaportave.

/express/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)