Afër 400 shqiptarë të Kosovës në luftën e Sirisë
Prishtinë, 7 maj - Vlerësohet se në luftën e përgjakshme të Sirisë të jenë jo më pak se 400 shqiptarë të Kosovës.
Ata luftojnë në kampet e luftës kundër forcave të Baschar - Al Assad.
Disa prej tyre akoma janë në luftë, ndërsa disa të tjerë janë kthyer prapa në Kosovë.
Ekspertë të sigurisë shprehen për \"Zëri\", se shqiptarët në Siri shkojnë më shumë për arsye ekonomike, sociale, por edhe për arsye ideologjike.
Një nga arsyet se përse kemi një numër kaq të madh shqiptarësh kryesisht nga Kosova në luftën e Sirisë është fakti se ka një mungesë ligjore nga institucionet e Kosovës për të ndërprerë fenomenin e shkuarjes në luftë në një shtet tjetër.