15 Janar 2025

Admirali Mark Ferguson vlerësoi progresin e arritur në Kosovë

Prishtinë, 19 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim Admiralin Mark Ferguson, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe Admirali Ferguson biseduan për progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për bashkëpunim në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve.

Kryeministri Mustafa çmoi lartë kontributin e NATO-s për proceset në Kosovë, duke e veçuar rolin e KFOR-it në krijimin e ambientit të sigurt në Kosovë.

Duke folur për vlerësimin maksimal që qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve, kanë për  KFOR-in, kryeministri Mustafa falënderoi Admiralin Ferguson edhe për përkrahjen dhe bashkëpunimin e NATO-së me FSK-në. 

Kryeministri Mustafa po ashtu tha se Kosova është partner i NATO-s dhe koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të të gjitha formave, duke përmendur edhe hapat e Kosovës në këtë drejtim, siç është edhe procedimi i Ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja.

Admirali Mark Ferguson vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke përshëndetur edhe marrëveshjen e arritur së fundi në Bruksel në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Mustafa shprehu angazhimin e Kosovës për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë edhe me vendet tjera.

Kryeministri Mustafa dhe Admirali Ferguson biseduan edhe për proceset që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, me ç’rast kryeministri e njoftoi për hapat konkret dhe për trajtimin me prioritet të zhvillimit ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e kushteve për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)