Admirali James G. Stavridis sot viziton Kosovën
Prishtinë, 25 mars - Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), admirali James Stavridis, sot e nesër do të vizitojë KFOR-in.
Admirali Stavridis do të informohet reth situatës aktuale dhe do të vizitojë trupat e KFOR-it gjatë ushtrimeve në rajonin e Battle Group-it Shumekombësh Përëndim me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler.
SACEUR dhe COM KFOR do të mbajnë një konferencë për shtyp në aeroportin e Sllatinës (pjesa ushtarake) sot, duke filluar nga ora 15:15.
Shtabi Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SHAPE) afër Mons në Belgjikë, është Shtab i Operacioneve të Komandës Aleate (ACO), njëra prej dy komandave strategjike ushtarake të NATOs.
ACO ëshëtë e udhëhequr nga Komandant Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR) dhe përgjegjës për të gjitha operacionet e Aleancës, duke u nisur nga Ngushtica e Gjibraltarit deri në Afganistan.
Ndërkaq nesër të dy komandantët do të mbajnë një konferencë për shtyp në aeroportin e Prishtinës. Shtabi Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SHAPE) afër qytetit Mons në Belgjikë, është Shtab i Operacioneve të Komandës Aleate (ACO), njëra prej dy komandave strategjike ushtarake të NATO-s. ACO udhëhiqet nga Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR) dhe është përgjegjës për të gjitha operacionet e Aleancës, duke u nisur nga Ngushtica e Gjibraltarit deri në Afganistan.