13 Janar 2025

Admirali Ferguson viziton KFOR-in

Prishtinë, 8 tetor - Admirali i Marinës Amerikane Mark E. Ferguson III ka takuar komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo në kampin \"Film City\", selinë e KFOR-it të NATO-s në Prishtinë.

Kjo është vizita e parë qëkur Gjeneral Major Figliuolo mori komandën e KFOR-it më 3 shtator 2014.

Admirali Ferguson u informua nga komandanti i KFOR-it dhe stafi ndërkombëtar i shtabit mbi zhvillimet e fundit rreth situatës aktuale të sigurisë dhe asaj politike në Kosovë si dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Pas informimit, Admirali Ferguson shprehu vlerësimin e tij për përmirësimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe po ashtu përshëndeti pjesëtarët e KFOR-it. Ai theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin e ndjeshëm dhe kompleks të Ballkanit dhe nevojën për të vazhduar me përmbushjen e misionit duke promovuar progresin dhe dialogun në rajon.

Admirali Ferguson u shpreh se \"zona e Ballkanit prej kohësh ka qenë i njohur si një rajon delikat dhe kompleks. Megjithatë, unë me të vërtetë besoj se KFOR-i është partner i rëndësishëm në procesin e stabilizimit\".

Gjatë vizitës, Admirali Ferguson dhe Gjeneral Majori Figliuolo vizituan Grupin Shumëkombësh të Betejës Perëndim dhe pastaj shkuan në Manastirin e Deçanit, ku u takuan me Atin Sava. 


Admirali Ferguson deklaroi, \"Unë jam kujtuar edhe një herë për rëndësinë e dialogut mes të gjitha palëve të interesuara\".

Në veçanti, ai vuri në dukje arritjen e madhe të bërë me nënshkrimin e fundit të marrëveshjes në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit me ndërmjetësimin e KFOR-it, për të lehtësuar dialogun si një mjet efektiv për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me çështjet e kontesteve pronësore.

\"Vlera ligjore e nënshkrimit të marrëveshjes pasqyron rëndësinë simbolike të aktit mes dy homologëve - duke përfaqësuar të dy komunitetet shqiptare dhe serbe të Kosovës,\" përfundoi Admirali Ferguson. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)