Admiralët Stavridis dhe di Paola vizituan KFOR-in
Prishtinë, 29 gusht - Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATOs për Evropë, Admirali James G. Stavridis së bashku me Udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATOs, Admiral Giampaolo di Paola vizituan sot të hënën, me 29 Gusht 2011, shtabin qendror të KFOR-it dhe trupat në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Bühler, mirëpriti ushtarakët e lartë në shtabin qendror të tij në Film City në Prishtinë.
Ai i informoi admiralët rreth situatës së përgjithshme në Kosovë dhe në Ballkanin perëndimor dhe progresin e situatës së sigurisë për të cilën KFOR-i ka kontribuuar në masë të madhe.
Gjeneral Majori Bühler dha vlerësimin e tij për zhvillimet në veri të Kosovës që nga 25 korriku 2011.
Pas eskalimit të ditëve të para \\të krizës, situata u përmirësua si rezultat i vendosmërisë dhe prezencës së lartë të KFOR-it në atë pjesë të Kosovës.
Pas ndërmjetësimit për mirëkuptimin e përbashkët në mes të qeverive të Prishtinës dhe Beogradit, situata në përgjithësi u qetësua dhe liria e lëvizjes pati mundësi të rivendoset.
Sidoqoftë ekziston një shallë e lartë e tensionit në veri e cila e bën të nevojshme që KFOR-i të mbes në krye për të kontrolluar vendkalimet e autorizuara dhe paautorizuara në vijën administrative kufitare (ABL) së paku deri në fund të shtatorit.
Gjeneral Majori Erhard Bühler falenderoi udhëheqësit e tij të lartë të NATOs për përkrahjen e tyre të shkëlqyeshme dhe zbarkimin e shpejtë e Batalionit Rezervë (ORF) i cili kontribuuon shumë për suksesin e këtij mison.
Ai konfirmoi vendosmërinë dhe gatishmërinë e të gjithë ushtarëve të KFOR-it për të përmbushur misionin e tyre.
Pas kësaj vizite në shatbin qendror të KFOR-it, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë dhe udhëheqësi i Komitetit Ushtarak shkuan në vendkalimin e Vijës Administrative Kufitare në Jarinje (PORTA 1).
Ata u shoqëruan nga Komandanti i KFOR-it. Në PORTËN 1 oficerët e lartë të NATOs u informuan rreth situatës, sitemin e kontrollit dhe incidentet gjatë 27 korrikut 2011 kur u sulmua vendkalimi dhe infrastruktura u djeg dhe shkatërrua.
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë dhe udhëheqësi i Komitetit ushtarak falenderoi Gjeneral Majorin Erhard Bühler dhe ushtarët e KFOR-it për përkushtimin e tyre të shkëlqyeshëm dhe magaxhimin e kruizës gjate javëve të fundit duke parandaluar një shperthim të dhunës së madhe.
KFOR-i ka përkrahjen e plotë të udhëheqësve të tij dhe tash është me rëndësi të arrihet një zgjidhje paqësore e situatës nëpërmjet mjeteve politike.