AAPSK dhe PK nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
Prishtinë, 29 tetor - Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar në vazhdën e nënshkrimit të Memorandumeve të Bashkëpunimit me institucionet e zbatimit të Ligjit, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës.
Ky Memorandum është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë, Rrahim Rama dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Memorandumi ka për qellim krijimin e një platforme të bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar dhe Policisë së Kosovës, lidhur me mbështetjen reciproke në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive nga fushëveprimi i tyre.
Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar dhe Policia e Kosovës me ane të këtij Memorandumi kanë për qëllim krijimin e përshtatshmërisë së kushteve për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit, duke respektuar mandatin dhe detyrimet e të dyja institucioneve dhe nëpërmjet të këtij bashkëpunimi krijohen mekanizmat ligjor dhe institucional për të vepruar në parandalimin e veprimtarisë së pa-autorizuar (ilegale), të cilët mund të dëmtojnë rendin ligjor brenda territorit të Republikës së Kosovës.