18 Janar 2025

AAK: Vlerësim rrënqethës i DASH-it për trafikimin me qenje njerezore

Prishtinë, 19 tetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e vlerëson tronditës realitetin që e përshkruan Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në Raportin e vitit 2016 mbi Trafikimin me Qenie Njerëzore.

"Është tronditëse përgjegjësia që administrata amerikane në mënyrë direkte i vendos Qeverisë së Kosovës, duke e vlerësuar si “krijuese të mjedisit që mundëson krimet e trafikimit”", thekson AAK.

Në këtë raport, ndër të tjera, thuhet se korrupsioni qeveritar krijon një mjedis që u mundëson disa krimeve të trafikimit. Disa zyrtarë policorë, punonjës të Ministrisë së Punës dhe zyrtarë tjerë qeveritarë janë akuzuar ose dënuar për krime të trafikimit.

AAK vlerëson se tashmë, jo vetëm për popullin e Kosovës, por edhe për miqtë tanë ndërkombëtarëm është e qartë se kjo Qeveri Anti-Shtetërore po shkakton vuajtje për gratë, vajzat, meshkujt dhe fëmijët kosovarë, të cilët bien viktima të trafikimit me qenie njerëzore.

"E këto lloj krime, sikurse thotë Qeveria Amerikane, po i mundëson korrupsioni qeveritar", thuhet në reagimin e AAK-së.

Në këtë Raport të DASH-it, ndër të tjera vlerësohet se Kosova është vend burim dhe destimin për burrat, gratë dhe fëmijët, që përdoren për qëllim të trafikimit për seks dhe punë të detyruar, përfshirë edhe në industrinë e restoranteve.

"Shumica e viktimave të trafikimit janë vajza, megjithëse grupet kriminale në Kosovë po ashtu detyrojnë në prostitucion gra nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vende tjera evropiane."

"Gratë dhe vajzat janë viktima të trafikimit seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube të natës dhe sallone masazhi. Trafikantët u ofrojnë punësim si kërcimtare dhe këngëtare në ristorante – dhe nganjëherë premtime të rreme për martesë – por pastaj i detyrojnë viktimat për trafikim seksual", thuhet në raportin e DASH.

Trafikiantët në mënyrë të rritur po përdorin mediat sociale për të rekrutuar viktimat. Fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë brenda vendit.

Gjatë periudhës raportuese, autoritetet kanë identifikuar fëmijë që shfrytëzohen si kërcimtare dhe shoqërim (eskortë), të cilët po ashtu janë viktima të trafikimit seksual.  Trafikantët targetojnë shtetas të Kosovës që t’i detyrojnë për prostitucion dhe punë të detyruar gjithandej Evropës.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)