04 Maj 2024

AAK: Të rritet kontrolli i brendshëm dhe mbikëqyrja e AKI-së

Prishtinë, 25 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po ndjek me vëmendje raportimet rreth rastit të fundit të arrestimit të një zyrtari të lartë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

AAK beson se AKI është institucion tejet i rëndësishëm i shtetit të Kosovës dhe vetëm si i tillë duhet të funksionojë.

AAK i bën thirrje udhëheqjes së AKI-së të forcojë kontrollin e brendshëm dhe të sigurojë se rektrutimi i zyrtarëve të saj është bërë në mënyrë ligjore, duke respektuar kriteret, kushtet dhe profesionalizmin e kërkuar për pozitat në AKI.

AAK i bën thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së të forcojë  kapacitetet e mandatit të tij, në mënyrë që të sigurohet kontrolli më i rreptë brenda AKI-së.

AAK i bën thirrje Komisionit Mbikëqyrës Parlamentar që të rris aktivitetet mbikëqyrëse, në mënyrë që të sigurojë ligjshmërinë në AKI.

AAK beson se rastet individuale, në cilindo nivel të udhëheqjes së AKI-së, nuk duhet të krijojnë pasqyrën publike për institucionin.

Secili që shkel ligjin duhet të përgjigjet para ligjit dhe kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar institucione funksionale në Kosovë.

AAK beson se nuk duhet përbaltur AKI, por secili rast duhet të trajtohet veç e veç para ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)