AAK: Sulmi mbi shtëpinë e Shalës, godtije ndaj medias
Prishtinë, 29 gusht - Sulmi në shtëpinë dhe pronën familjare të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, është një akt i pashëmbullt i dhunës në rritje në Kosovë.
Njëkohësisht është goditje ndaj medias dhe lirisë së saj, dhe për më tepër sulm ndaj integritetit familjar të zotit Shala.
Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, e donon fuqishëm këtë akt kriminal, dhe kërkon nga organet e rendit dhe të ligjit, që sa më parë ta zbardhin aktin. Në të kundërtën të japin dorëheqje të gjithë ata, që nuk janë në gjendje të japin asnjë sqarim për një sër sulmesh e shpërthimesh të ngjashme, , që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në Kosovë, e aq më pak të kapin autorët e tyre.
Kosova nuk mund të jetë vend i krimit e i terrorit dhe AAK inkurajon të gjithë ata që mund të ofrojnë informacione, për autorët e vërtetë të këtyre akteve kriminale.