AAK: Situata në pjesën malazeze të kufirit e paprenueshme
Prishtinë, 30 gusht - Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK së, vlerëson se situate e krijuar në brezin kufitar me Malin e zi, ku njoftohet të jenë dislokuar forca të kombinuara të Policisë, njësitet e specializuara të Kundërterrorizmit dhe Ushtrisë, është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme.
Në këtë kuadër sipas AAK-së janë jo korrekte edhe deklaratat e Presidentit të Malit të zi, sepse ato janë në shpërputhje me zhvillimet në tërren.
\"Krejt kjo gjendje e re në kufi, vie pas kundërshtimit serioz të banorëve të zonave të prekura nga Komisioni shtetrorë për vijëzimin e kufirit, i cili ka bërë gabime dhe si rezultat Kosova, po humbë territor të saj.\"
\"Ne si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, vlerësojmë se përgjithësisht, situiata e sigurisë mbetet shumë e brisht në atë zonë dhe valët e sulmeve, drejtuar objekteve shtetrore, pronave private, dhe të ngjajshme, ende të pa zbuluara prej organeve të hetuesisë, përbëjnë lajm shumë të keq për sigurinë publike dhe nacionale në Kosovë\", thekson AAK.