14 Maj 2024

AAK: Siguria po përkeqësohet, tash edhe "Maskat"

Prishtinë, 17 mars - Departamenti i Sundimit të Ligjit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (DSL i AAK-së) shpreh shqetësimin e thellë me përkeqësimin e sigurisë në Kosovë.

Siguria publike ka rënë në nivelet më të rrzikuara të këtyre viteve. Rasti i fundit ku "Maskat" dalin edhe në qendër të Prishtinës dëshmon për një situatë tejet të rëndë.

DSL i AAK-së vlerëson se Ministria e Punëve të Brendshme ka rënë në gjumë të çuditshëm dhe nuk ka bërë asnjë veprim për të përmirësuar siguinë publike.

Jeta dhe prona e qytetarëve po rrezikohet çdo ditë e më shumë dhe ky është moment që kërkohet veprime të shpejta, pofesionale dhe të përkushtuara.

"Maskat" dhe të tjerët që kanë për synim sulme ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve duhet të përballen me guximin dhe vendosmërinë e institucioneve shtetërore.

Në të njëjtën kohë, kjo situatë e rëndë ekonomike është një rrezik i vazhdueshëm ndaj sigurisë publike.

Kjo Qeveri ka dështuar në të gjitha fushat dhe siguria është ndër dështimet kryesore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)