17 Janar 2025

AAK: Moskrijimi i ushtrisë, dështim i qeverisë

Prishtinë, 8 mars - Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK-së, kritikon neglizhencën e qeverisë në dështimin e krijimit të FAK-ut.

\"Qeveria me këtë neglizhencë të vazhdueshme dhe paafaftësi ka krijuar imazh të keq, përshtypje negative, duke u tallur me të ardhmën e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe sigurinë nacionale të Kosovës\", thekson AAK.

Kjo situatë në mënyrë eksplicite sipas AAK-së ka ardhur si rezultat i vizionit të munguar nga LDK-ja, përkatësisht nga kualiteti i dobët të qeverisjes së kialicionit PDK – LDK.

\"Ne, si AAK, kemi qenë dhe jemi kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO. Vonesat e pakuptimta poltitike e ligjore në këtë drejtim janë të paarsyeshme dhe krejtësisht të papranueshme\", vlerëson AAK.

Departameti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK –së, konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës, mbetet prioritet strategjik për Kosovën. Ne si parti insistojmë që kjo çështje të procedohet në Kuvend, sa më parë të jetë e mundur dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, të mos mbeten peng e pazareve politike ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe.

\"Ne, si Departamet për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK-së kërkojmë  që FAK –u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik për Kosovën dhe përpara çdo lloji nisme në Kuvend dhe menjëherë të veprohet në themelimin e FAK -ut\", thekson me tutje AAK.

Departamenti i AAK-së për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i vlerëson negativisht, paqartësitë  qeverisëse për themelimin e FAK-ut nga koalicioni PDK – LDK dhe Lista Serbe.

\"Qeveria Mustafa nuk ka treguar minimumin e  përgjegjësisë kushtetuese, aftësi politike e kadrovike të menaxhimit dhe të ekspertizës së sigurisë për t’iu ofruar qytetarëve krijimin e ushtrisë, klimën e mirëbesimit, aspektin e sigurisë dhe të mbrojtjes, në të gjitha nivelet e saj për prespektivën e euro-atlantike të Kosovës dhe qytetarëve të saj\", ka vlerësuar në fund AAK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)