AAK: Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Policisë të tërhiqen
Prishtinë, 13 tetor - Ndalimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit, mënyra se si është bërë ky ndalim, si dhe krejt ngjarjet e mëpastajme që rezultuan me dhjetëra qytetarë e policë të lënduar, janë krejtësisht të papranueshme.
Konsiderojmë se marrja në polici e Albin Kurtit, është në kundërshtim me parimet e demokracisë si dhe në kundërshtim me vetë Kushtetutwn, nenit 75 të saj, ku deputetët nuk mund të ndalohen, apo të ndiqen e paraburgosen, për shkak të veprimtarisë së tyre në Kuvend.
Skandali me Albin Kurtin, ka qenë i menduar, i kalkuluar dhe është bërë me qëllim të eskalimit të situatës, në mënyrë që mëpastaj të fajsohet Opozita për veprime të dhunshme.
Njëkohësisht e konsiderojmë përpjekje të pushtetit për të hequr vëmendjën e opinionit publik nga dy marrëveshjet antishtetërore të Demarkacionit dhe Asociacioinit!
Në gjithë këtë ngjarje, është e pashmangshme përgjegjësia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Ministrit të Brendshëm.
Hapi i parë i kapërcimit të kësaj ngjarjeje të papresedan është dorëheqja e tyre.
Njoftojmë qytetarët se Opozita tashmë është edhe më e vendosur në kërkesat e saj të ligjshme, për pëzullimin dhe korrigjimin e marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin.