AAK me kohë ka kërkuar ndërmarrjen e masave kundër radikalizmit
Prishtinë,. 11 gusht - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës veprimin e Policisë së Kosovës e sheh si tepër të domosdoshëm për sigurinë nacionale.
AAK dhe lideri Ramush Haradinaj me kohë kanë dhënë qëndrim të qartë dhe pa asnjë hezitim kanë kërkuar ndërmarrjen e masave kundër radikalizmit islamik, i cili po i shkatërron njerëzit dhe familjet në Kosovë.
Pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në organizata terroriste është kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë nacionale të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
AAK mendon se ky aksion ka qenë i domosdoshëm, edhe pse i vonuar.
Çfarëdo deklarimi tjetër, prej cilitdo individ që thirret në anëtarësinë në AAK, nuk përfaqëson as qëndrim zyrtar dhe as frymë politike të AAK-së.