17 Janar 2025

AAK kërkon nga protestuesit mos ta rrezikojn sigurin e vendit

Prishtinë, 9 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta. Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha përcaktimet politike, sot i thanë jo qeverisë Mustafa.

Mesazhet e kësaj proteste sipas AAK-së ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo qeveri nuk mund ta vazhdojë mandatin e saj.

\"Ne si parti politike u shprehim falëndërimet më të thella qytetarëve të Kosovës, për angazhimin e tyre dhe për vendosmërinë që të jënë aktiv në vendimet e rëndësishme për vendin.\"

\"Aleanca jonë do të vazhdojë të jetë e lidhur ngusht me qytetarin e vendit edhe në këto momente të ndjeshme!\", thekson AAK.

AAK, njëkohësisht shpreh keqardhjen për incidentet që pasuan protestën e sotme.

 Prandaj AAK dhe Kryetari Haradinaj, ka ftuar të gjithë ata që eventualisht kanë mbetur të përfshirë në incidente të dhunshme, që të tërhiqen sa më parë dhe të mos e rrezikojnë as sigurinë e vetë e as të policisë së Kosovës dhe njëkohësisht ta zbehin zërin e fuqishëm qytetarë kundër kësa qeverie.

Incidentët e dhunshme sipas AAK-së janë të papranueshme, po aq sa është e papranueshme edhe sjellja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj reagimit qytetar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)