AAK fton qytetarët për qetësi
Prishtinë, 18 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) fton qytetarët për qetësi dhe reagim dinjitoz qytetar në shprehje të pakënaqësisë me ndalimim e padrejtë të Kryetarit Haradinaj nga autoritetet e Sllovenisë.
Zyrtarët, anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së nuk janë pjesë e asnjëlloj provokimi në raport me prezencën sllovene në Kosovë.
AAK fton institucionet të veprojnë sa më shpejtë në mënyrë institucionale në raport me Republikën e Sllovenisë.
Ndërsa, shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve duhet të jetë në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme.