15 Janar 2025

AAK fton qytetarët e Ferizajt për protestë paqësore

Ferizaj, 16 prill - Sot, në një konferencë për media në Ferizaj, u shpalosën informacione të procesit të brendshëm zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe rreth përgatitjeve për protestën e 18 prillit.

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, shpjegoi reformën e politikave dhe çështjeve organizative. 

\"Aleanca po reformohet mbi parimin e gjithëpërfshirjes, politikave të qarta zhvillimore, vendosjes të rendit dhe ligjit, përfaqësimit të interesit qytetar, të të gjitha moshave, dy gjinive dhe gjitha kategorive të shoqërisë\", tha Ramadani.

Sekretari i Përgjithshëm, Burim Ramadani, u bëri thirrje qytetarëve të Ferizajt për pjesëmarrje masive në protestën e të shtunës në Prishtinë.

\"Të protestohet me dinjitet dhe në mënyrë paqësore. Të fuqizojmë zërin qytetar për qeverisje të mirë, çmime më të ulta të rrymës dhe jetë më të mirë\", tha Ramadani.

\"I bëj thirrje Qeverisë mos ngrit tensione, por të dëgjojë zërin e qytetarëve e t\'i realizojë kërkesat\", tha ai.

Sa i përket procesit zgjedhor në Ferizaj, koordinatori i zgjedhjeve në Degën e AAK-së në Ferizaj, Alberton Sahiti, tha se procesi është demokratik dhe karakterizohet nga pjesëmarrja masive.

\"Deri më tash janë mbajtur zgjedhjet në 18 nëndegë, me mbi 1200 anëtarë që kanë votuar\", tha Sahiti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)