AAK e shqetësuar me shpeshtimin e vrasjeve në Kosovë
Prishtinë, 30 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një njoftimi për media ka theksuar se është e shqetësuar me shpeshtimin e vrasjeve në Kosovë.
Departamenti për Sundimin e Ligjit në AAK vlerëson se rikthimi i maskave dhe rritja e vrasjeve në Kosovë është tregues i rritjes së pasigurisë së qytetarëve në vend.
Ky është edhe një tregues i mosfunksionimit të shtetit ligjor, mungesës së efektivitetit institucional dhe të pranisë së madhe të armëve ilegale.
Qeveria e Kosovës duhet të veprojë menjëherë dhe fuqishëm.
Përgjegjësia finale për sigurinë e shtetasve të vet bie mbi Qeverinë dhe politikat e saj.