23 Dhjetor 2024

AAK e dënon vrasjen policit të Kosovës, Arben Sejdiu

Prishtinë, 24 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me keqardhje të thellë mori lajmin sulmin e shëmtuar në të cilin humbi jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Arben Sjediu.

AAK ndan dhimbjen me familjen Sejdiu, të afërmit e saj dhe të gjithë kolegët e Arbenit nga Policia e Kosovës.

AAK vlerëson se sulmi mbi jetën e Arbenit ishte sulm mbi Policinë e Kosovës, mbi rendin, ligjin dhe të gjithë ne, popullin e Kosovës dhe përfaqësuesit e vullnetit të tij.

AAK vlerëson se ky akt i shëmtuar kërkon mobilizim më të fuqishëm në luftimin e kësaj të keqeje që përditë e më shumë po e cenon lirinë tonë dhe shtetin që me shumë mund e sakrifica po e ndërtojmë të gjithë bashkë, shtetin në shërbim të të cilit e dha jetën edhe polici i ndërgjegjshëm i Kosovës, Arben Sejdiu.

AAK i fton të gjithë për angazhim më të shtuar në sundimin e rendit, të ligjit, në garantimin e sigurisë dhe kërkon që autorët e këtij krimi të shëmtuar të kapen sa më shpejtë, të nxjerrjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)