AAK e dënon fuqishëm sulmin mbi veturën e EULEX-it
Prishtinë, 23 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreh indinjatën e thellë për sulmin me armë zjarri, që ndodhi sot në mëngjes ndaj veturës së një zyrtari të lartë të hetuesisë së EULEX-it, në Prishtinë.
AAK e dënon fuqishëm këtë përpjekje të shëmtuar kundër misionit të EULEX-it dhe shpreson në identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi.
Misioni i EULEX-it me Kosovë është me vetë ftesën institucioneve dhe të popullit të Kosovës dhe së bashku me këtë mision ne po e ndërtojmë shtetin dhe të ardhmen tonë të sigurt në Bashkimin e Evropian dhe familjen e madhe të vlerave perëndimore.