AAK: Drejtori i Policisë pa bazë ligjore
Prishtinë, 14 tetor - Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se Kryeministri i Kosovës, i cili është i autorizuar për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, nuk ka përfillur Ligjin nr. 04-V-310 të Policisë, të miratuar më 23 janar 2012 dhe të dekretuar nga Presidentja më 2 mars 2012, ngase konform me këtë është dashur të miratojë vendim për zëvendësimin e vendimit Nr. 066/11, të datës 12 tetor 2011, dhe me të cilin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë do ti vazhdohej mandati.
AAK konstaton pasi që Kryeministri, me vendim të bazuar në Ligjin Nr. 04-V-310 për Policinë, nuk ka miratuar vendim plotësues, pa mëdyshje del se Drejtori aktual i Policisë së Kosovës e ushtron funksionin pa bazë ligjore që nga data 12 tetor 2014.
\"Sa i përket aspektit ligjor, Drejtori aktual i Policisë të Kosovës që nga 12 tetori 2014 ka e ushtron funksionin pa vendim të bazuar në ligj apo thënë në mënyrë ironike, në ler juridik\", vlerëson AAK.