18 Janar 2025

AAK dënon sulmin ndaj RTK-së

Prishtinë, 23 gusht - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se sulmi i mbrëmshëm në oborrin e RTK-së, është një akt kriminal  dhe i dënueshëm, dhe mbi të gjitha i kalkuluar për të krijuar një situatë të paqëndrueshme, që nuk mund të jetë në interes të askujt. 

\"Përtej që është një sulm i orientuar kundër lirisë së medias, e cila është bazament i çdo demokracie, kjo është një ngjarje e shëmtuar.\"

\"Sulmet e fundit, duke përfshirë edhe këtë të mbrmëshmin kundër RTK-së, shtrojnë urgjencën e mobilizimit të organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të zbardhen rastet dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë.\"

\"Çdo vonesë në këtë drejtim, krijon një atmosferë të pasigurisë që mund të ketë pasoja të pariparueshme\", thekson AAK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)