17 Janar 2025

AAK: Dënimi ishluftetarëve të UCK-së në Beograd dhe e opozitës në Prishtinë, nuk kanë ndryshim

Prishtinë, 18 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se gjykimi i ish-luftetarëv të UCK-së në ditën e pavarësisë, në kohën kur në Prishtinë ishin mbledhur mbi 100 mijë qytetarë për të kundërshtuar krijimin e nivelit të tretë të pushtetit të Serbisë përmes Asociacionit në Kosovë, si dhe arrëstimet e ditëve të fundit të eksponentëve të Opozitës, janë pasqyra reale e pushtetarëve në raport me vendin që e udhëheqin.

Kështu sipas AAK-së ndërsa në ditën më të rëndësishme për Kosovën, një gjykatë regjimi në Beograd, i dënon në mungesë 8 ish-luftetarë të UCK-së, një ditë më parë ose një ditë më vonë, organet e rendit në Kosovë, akorduan një operacion për arrestimin e disa opozitarëve në mesin e të cilëve edhe të Glauk Konjufcës, Frashër Krasniqit dhe Dardan Molliqajt.

\"Konsiderojmë se veprimet e pushtetit gjyqësor në Kosovë, në masë të madhe janë të koordinuara me pushtetin politik, i cili po përballet më kundërshtimin më të fuqishëm që është ushtruar ndonjëherë kundër tij.\"

\"Demonizimi i opozitës dhe përndjekja e pjesëtarëve të saj, vetëm për shkak të veprimit politik, janë  shenjë e rregjimeve totalitare, të cilat u manifestuan shumë qartë edhe dje nga kryeministri dhe zëvëndësi i tij.  Fjalia e tyre antologjike “I pritëm por nuk erdhëndhe ikën me bisht ndër shalë” shpjegon krejt frustrimin e tyre\", thekson AAK.  

AAK, pavarësisht veprimeve dëshpëruese të pushtetit në Prishtinë dhe të agjendes politike të gjykatave në Beograd,  do ta vazhdojë aleancën me qytetarin e në mbrojtje të interesave të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)