17 Janar 2025

86 % e fëmijëve dëshirojnë të kenë ndikim në problemet që i shqetësojnë

Prishtinë, 21 nëntor - Sot, Save the Children në Kosovë, në partneritet me Avokatin e Popullit, prezantuan gjetjet e Raportit “Zëri Ynë”, një hulumtim i realizuar në mbarë vendin, i cili paraqet atë se çfarë mendojnë dhe ndjejnë 1588 të rinjë prej 20 komunave, të moshës 12-16 vjeç.

Raporti “Zëri ynë” sjell të gjeturat lidhur me pikëpamjet e fëmijëve përkitazi me çështje të ndryshme, që ndikojnë te ata, si dhuna, ngacmimi, njohuria për të drejtat, shpenzimet në shkollë, e ardhmja e çështje të tjera, të cilat, i përfshin Konventa për të Drejtat e Fëmijës.

Qëllimi i këtij raporti është që këto gjetje të shpërndahen dhe të arrijnë tek të rriturit që kanë ndikim në vendimmarrje lidhur çështje të fëmijëve, t’i trajtojnë ato dhe të veprojnë për adresimin e tyre.

Prezantimi i këtij Raporti, përkatësisht i gjetjeve dhe rekomandimeve, u bë nga përfaqësues të Save the Children, Ahmet Kryeziu, drejtor në Save the Children në Kosovë, theksoi rëndësinë e përfshirjes së mendimit të fëmijëve në vendimmarrje.

“Të gjithë fëmijët e kanë të drejtën të shprehin pikëpamjen e tyre lirshëm, për problemet që i shqetësojnë ata. Fëmijët nuk e kanë mundësinë t’i bëjnë të tjerët të dëgjohet zëri i tyre, prandaj është obligim i të rriturve të dëgjojnë, respektojnë dhe të marrin në konsideratë mendimin e fëmijëve për vendimet që kanë ndikim tek vetë ata.

 Ndërkaq, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari në fjalën e tij tha se përkundër përpjekjeve dhe përparimeve të bëra, mbrojtja dhe respektimi adekuat i të drejtave të fëmijëve  mbetet sfidë e cila kërkon në vazhdimësi vëmendjen dhe angazhimin e  institucioneve të Kosovës.

Ai veçoi rëndësinë e inkurajimit të fëmijëve për të këmbëngulur që zëri i tyre të dëgjohet, ashtu siç shprehu përkushtimin e institucionit që ai udhëheq për t’i dëgjuar mendimet, pikëpamjet apo shqetësimet e tyre, lidhur me çfarëdo që ata ballafaqohen çdo ditë, jo vetëm në shkollë, por edhe në rrugë e gjetiu, në mënyrë që IAP pastaj të ndërmerr veprimet përkatëse në adresimin e tyre.

Në prezantimin e gjetjeve të raportit “Zëri Ynë” pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e grupit “Respect our Rights (ROR)”, grup ky i krijuar dhe i mbështetur nga Save the Children në Kosovë, me qëllim të identifikimit të prioriteteve për fëmijë dhe ngritjes së çështjeve që i shqetësojnë fëmijët.

Përfaqësues nga ky grup theksuan se të gjithë fëmijët kanë të drejtë të shprehin pikëpamjen e tyre dhe të merren seriozisht nga të rriturit, në shkollë, në shtëpi ose në cilëndo  instancë të autoriteteve publike ku ata mund të drejtohen.

Raporti vë në pah se 86.4% e fëmijëve të anketuar theksojnë se dëshirojnë të kenë më shumë ndikim në problemet që i shqetësojnë ata. Për më tepër në fokus grupet e organizuara nga Save the Children, një nga fëmijët e grupit RoR kishte theksuar: “Na pyesin, na konsultojnë, por kurrë nuk veprojnë ashtu si themi ne se duhet të veprohet”.

Një tjetër gjetje e raportit është se 63.4% e fëmijëve raportohet të jenë ndjerë të dëshpëruar për një kohë të gjatë. Në mbështetje të kësaj gjetje, një nga anëtarët e grupit RoR kishte theksuar: “Në shkollë, arsimtarët kanë autoritet me të ngritë dhe me të ulë poshtë. Një herë e pyeta një arsimtar për diçka, dhe arsimtari e përsëriti pyetjen time para klasës duke ma përmend emrin. Kjo më bëri të ndihem keq për një kohë shumë të gjatë”. Këto dhe gjetje të tjera janë të prezantuara detajisht në raportin “Zëri Ynë”

Pas prezantimit të të gjeturave dhe fjalëve të rastit, pati një diskutim të hapur nga përfaqësues të organizatës Save the Children, përfaqësues nga Avokati i Popullit, grupi i të rinjëve ROR, përfaqësues nga zyrat ndërkombëtare dhe ambasadat në Kosovë, institucionet qendrore dhe lokale, si dhe organizata tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, prezent me këtë rast.


Në përmbyllje u konkludua se Parlamenti, qeveria, komunat dhe shkollat duhet te krijojnë struktura më të favorshme për të marrë parasysh mendimet e fëmijëve dhe të sigurohen që këto mendime të merren parasysh në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)