18 Janar 2025

80 Kallëzimeve Penale, asnjë veprim nga Prokuroria

Prishtinë, 18 prill - Sot, u bënë  4 muaj nga dita kur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dorëzuam mbi 80 kallëzime penale për dhunën dhe shkeljeve të policisë gjatë intervenimit brutal në selinë e VETËVENDOSJE!-s më 28 nëntor 2016.

Ky sulm i dhunshëm i njësive të specializuara të policisë së Kosovës ishte bërë pa ndonjë vendim të gjykatës, dhe ka qenë i motivuar politikisht drejtpërdrejt nga kreu i Qeverisë së Kosovës, dhe i zbatuar nga persona të kriminalizuar që janë në udhëheqje të policisë së Kosovës. Personat kryesorë përgjegjës për këtë janë Drejtori i Përgjithshëm Shpend Maxhuni, Drejtori i Operacioneve Raif Qala, si dhe persona të tjerë përgjegjës të njësive policore të specializuara.

“Ky intervenim i dhunshëm dhe grotesk, është përcjellë me një dhunë të jashtëzakonshme, të panjohur dhe të paparë deri atëherë për nga përmasat e përdorimit të arsenalit të armëve, njësive të policisë, të numrit të forcave policore dhe të brutalitetit policor. I gjithë intervenimi është përcjellë me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut si: rrahje brutale dhe arrestime të të gjithëve brenda ndërtesës, pa dallim; fyerje në baza politike, personale dhe gjinore; kërcënime me jetë; plagosje me armë dhe lëndime të rënda trupore; demolime; vjedhje të serverit me incizime nga kamerat e brendshme të sigurisë; konfiskim të paligjshëm të materialeve nga zyrat, pa dëshmitarë”, u shpreh Sami Kurteshi.

Ai tha se për të gjitha këto veprime të kundërligjshme shumica e personave të dëmtuar nga kjo dhunë policore, kanë deponuar kallëzimet e tyre penale kundër policisë së Kosovës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Deri më sot, përveç ftesës nga Inspektorati Policor i Kosovës, ku nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga kjo prokurori.

“Edhe më shqetësues është fakti se institucionet e tjera, qofshin ato shtetërore apo nga shoqëria civile, kanë mbetur të heshtura gati krejtësisht ndaj këtyre veprimeve me karakter fashizoid të Qeverisë së Kosovës dhe të qarqeve dhe njësive të caktuara kriminale brenda policisë së Kosovës. Përveç reagimeve deklarative të QKMRT, KMDLNJ dhe të IAP, në opinionin e brendshëm kosovar nuk ka pasur reagime të tjera.  Kjo heshtje ndaj këtyre veprimeve është edhe më shqetësuese kur kihet parasysh fakti se edhe organizata më e madhe dhe më e njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka shprehur shqetësimin për këtë dhunë ndaj një organizate politike, ndaj deputeteve e deputetëve, ndaj aktivistëve dhe ndaj qytetarëve”, theksoi Kurteshi.

VETËVENDOSJE! nuk e pranon lojën gjoja institucionale të zvarritjes së qëllimshme për trajtimin e këtij rasti nga Prokuroria dhe Gjykata, në emër të procedurave dhe afateve të parapara ligjore, me synimin e fundit që të arrihet te parashkrimi i rasteve dhe harresa institucionale dhe shoqërore e veprimeve të dhunshme të pushtetit.

Krimet kundër të drejtave të njeriut nuk vjetrohen. Lëvizja do të kërkojë vazhdimisht dhe do të mbajë përgjegjës të gjithë personat e përfshirë në këtë aksion çnjerëzor e fashist. Ndjekja ligjore nuk do të pushojë pa marrë parasysh makinacionet “politike”, “ligjore” dhe “policore” për harresë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)