750 azilkërkues për një muaj
Prishtinë, 17 mars - Qindra qytetarë për çdo muaj po e lënë Kosovën duke ikur drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar Tokën e premtuar.
Edhe pse shumica janë të vetëdijshëm se mundësia për të fituar statusin e qëndrimit në ndonjë shtet të Evropës është minimale, ose thënë thjesht zero, ata pra po e marrin botën në sy me shpresën për të jetuar më mirë.
Shumë qytetarë tregojnë për maltretimet që i përjetojnë gjatë ikjes ilegale, madje dhe kur shkojnë në BE jetojnë si klandestinë, nën ura e në qiell të hapur.
Megjithatë duket se nuk ka shteg që i ndal kosovarët për të ikur në vendet e Bashkimit Evropian, Francë, Belgjikë, etj..
/zëri/