18 Janar 2025

6 shtatori mbahet në mend për kaltërsinë e uniformave të policisë

Prishtinë, 6 shtator - Policia e Kosovës, apo siç në fillimet e veta quhej, Shërbimi Policorë i Kosovës (ShPK), sot i mbush 17 vite.

 Pal Lekaj kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së., ka deklaruar se 6 shtatori i vitit 1999 do të mbahet në mend për kaltërsinë e uniformave të policisë së shtetit me të ri.

\"Edhe pse me mungesë të infrastrukturës ligjore dhe të shumë pajisjeve elementare, motivi dhe kurajo që ishte të gjenerata e parë është për lakmi. Jemi krenarë për rrugëtimin e vajzave dhe djemve të Kosovës, të cilët me shumë mund kanë arritur të bindin botën demokratike për të na mbështetur në vazhdimësi që të kemi një polici e cila është në gjendje të ruaj jetën e qytetarëve, pronën e tyre dhe shtetin si tërësi\", ka theksuar ai.

\"Në këtë ditë nuk duhet harruar të gjithë ata pjesëtarët e policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Pa ata pjesëtarë Policia e Kosovës nuk do të ishte institucioni ndër më të suksesshmit në rrugëtimin e shtetndërtimit me besimin e madh të qytetarëve në të. Urojmë që policia ta ruaj pavarësinë e saj nga ndërhyrjet politike, sepse djem e vajza janë sakrifikuar që të kemi polici e ushtri të shtetit, e jo të individëve\", ka deklaruar Pal Lekaj kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)