500 policë nën hetime
Prishtinë, 15 prill - Policët bahkëpunëtorë të veprave të ndryshme penale. Ndërsa pritet që të luftojnë krimin dhe kontrabandën ata përfshihen në këtë valle.
Dikush për marrje ryshfeti, dikush për vjedhje e ndonjëri edhe për kontrabandë. Katër nga ta u prangosën të shtunën nga policia.
Ata dyshohen se ishin pjesë e një grupi që bënte kontrabandë të mallrave nga Serbia.
Në këtë aksion policia arrestoi tetë shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës të cilët futnin mallra kontrabandë nga shteti fqinj. Për këtë biznes të paligjshëm shfrytëzoheshin rrugët e veriut të Kosovës që shumë pak kontrollohen nga autoritetet e rendit dhe drejtësisë.
Por ajo çka është më e keqja në këtë rrjet kontrabanduesish janë përfshirë edhe policët.
Ata dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë zbuluar informatat që kanë pasur si policë, shkruan Tribuna.
Mësohet se policët e arrestuar janë të nivelit patrullues dhe vijnë nga rajoni i Mitrovicës.
Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me kontrabanduesit nga pjesa jugore e Mitrovicës duke marrë para nga ata dhe duke i lajmëruar se kur mund të zbulohen nga Policia.